Befason Ajaxi, e dënon portierin në një mënyrë shumë të ҫuditshme

13:01 | 27 Prill 2019

Ajaxi ka bërë një dënim jo të zakonshëm për portierin e skuadrës.

Portieri Kjell Scherpen është detyruar të paguajë një ‘dënim’ të çuditshëm në futboll, për disa mendime të shprehura vite më parë.
Kjell Scherpen, pas përfundimit të këtij sezoni do t’i bashkohet Ajax nga skuadra e Emmen.

Por, 19 vjeçari në të kaluarën ka shprehur haptas mendimin e tij se Feyenoord është skuadër më e mirë se Ajax, e duke fyer këta të fundit.

Por, Scherpen, të premten para se të nënshkruante për Ajaxin, është detyruar të shkruajë një fjali 1.000 herë në fletore, si dënim për fjalët e tij në të kaluarën.

Drejtuesit e Ajax urdhëruan Scherpenin që të shkruajë në një fletore 1.000 herë fjalinë “Ajaxi është ekipi më i mirë në Holandë” dhe videon nga kjo ngjarje e postuan në rrjetin social Tëitter.

Derisa ai po shkruante në fletore, 19 vjeçari në klasë monitorohej nga shefi ekzekutiv i Ajaxit, Edëin van der Sar, dhe drejtori sportiv i klubit, Marc Overmars.

Komento: