Cila është arsyeja e vërtetë e largimit nga Barcelona, e zbulon Neymari

14:23 | 27 Prill 2019

Neymari ka zbuluar arysen e vërtetë të largimit nga Barcelona.

Në tandem me Lionel Messin dhe Luis Suarezin, Neymar në fanellën e Barcelonës në qëndrimin katër vjeçar, kishte arritur të fitojë të gjitha.

Lojtari erdhi shumë i ri në Barcelonëa, duke u përfshirë në skuadrën e parë, e duke u rritur si futbollist përkrah Lionel Messit.

Në vitin 2017, 26 vjeçari vendosi të largohet nga Barcelona në drejtim të Ligue 1, ku iu bashkua PSG-së për 222 milionë euro.

Lojtari më i shtrenjtë në botë, ka folur për herë të parë për arsyet që shtyn të lë Barcelonën.

“U largova nga Barcelona sepse doja një sfidë të re, një sfidë që do të fitoja dhe provoja gjëra të reja”, ka deklaruar Neymar.

“Barcelona është një klub se gjithmonë më ka pëlqyer mua, ndërsa edhe sot e dua atë klub”.

“Ishte shumë e vështirë për mua të marrë një vendim përfundimtar, u mërzita aq shumë sa që ishte e pabesueshme, ndoshta vetëm një javë para transferimit vendosa të shkoj te PSG”.

Komento: