“E mbaj mend përqafimin me nënën e babain”/ Limaj kujton momentin e veçantë në ditën e shpalljes së Pavarësisë

19:03 | 17 Shkurt 2024
“e-mbaj-mend-perqafimin-me-nenen-e-babain”/-limaj-kujton-momentin-e-vecante-ne-diten-e-shpalljes-se-pavaresise


Fatmir Limaj ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës e kujton me shumë emocion.

Thotë se përqafimi me nënën dhe babain e tij i kujtohet më së shumti.

Pa lën anash edhe shumë burra që siç ai, dhanë jetën pikërisht për këtë ditë.

Pohon se edhe ata i ka kujtuar.

“Emocion, pra shumë emocione. Më kujtohet fillimi, vuajtjet, sakrifica, përqafimi me nënën me babën, kujtimi i të gjithë atyre burrave që nuk janë më e që kanë dhënë jetën për lirinë e Kosovës. Këto kanë qenë emocione të veçanta. Edhe krejt ka qenë gjithçka emocion, deri në momentin kur e kemi nënshkruar. Një ëndërr e bërë realitet”, thotë Limaj, për Front Online.

Komento: