Gattuso i ‘rreptë’, i detyron lojtarët të stërviten në shi

15:59 | 27 Prill 2019

Duket se Gattuso ka filluar të bëhet trajner i ‘rreptë’.

Forma jo e mirë dhe performancat e dobëta të lojtarëve duket se i kanë ardhur në maje të hundës trajnerit të Milani-it, Gattuso.

Gjatë ditës së djeshme, deri sa skuadra rosonere po stërvitje filloi të binte shi. Përkundër kësaj Gattuso i detyroi të vazhdonin të luanin.

“Vazhdoni luani dhe pak se mbase zgjoheni.”, iu kishte thënë italiani lojtarëve të tij raportojnë mediat lokale.

Disa minuta më pas shiu ishte bërë më i fuqishëm dhe lojtarët u detyruan të shkojnë në palestër.

Komento: