Formacionet e mundshme të dy skuadrave.
Gjatë mbrëmjes së shtunë tifozët e futbollit do të kenë nderin të shohin një nga ndeshjet më historike të këtij sporti.
Bëhet fjalë për derbin e Italisë mes Inter dhe Juventus që do të luhet në San Siro.
Megjithëse për miqtë kampionati është i fituar, motivimi i tyre do të jetë i madh për shkak të historisë mes dy klubeve.
Ndërsa për Inter luhet Champions, dhe një fitore ndaj bardhezinjve do të ishte një hap i madh drejt këtij objektivi.
Më poshtë keni formacionet e mundshme të dy skuadrave:
INTER (4-2-3-1): Handanovic; D’Ambrosio, De Vrij, Skriniar, Asamoah; Brozovic, Vecino; Politano, Nainggolan, Perisic; Lautaro Martinez.
JUVENTUS( 3-5-2): Szczesny; Emre Can, Bonucci, Chiellini; Cancelo, Cuadrado, Pjanic, Matuidi, Alex Sandro; Ronaldo, Bernardeschi.