Sistemi i perëndimit vjen së shpejti edhe në Kosovë, e kthen shishen dhe i merr paratë

16:03 | 20 Shkurt 2024
sistemi-i-perendimit-vjen-se-shpejti-edhe-ne-kosove,-e-kthen-shishen-dhe-i-merr-parate

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Kosovës sot ka njoftuar se është hapur thirrja për themelimin e Administratorit për Sistemin e Rimbursimit të Depozitave (SRD).

Ministri, Liburn Aliu përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se sistemi i Rimbursimit të Depozitave, do të ulë ndjeshëm ndotjen nga shishet plastike, shishet e qelqit dhe kanaçet e aluminit.

“Ky Sistem njëherit është një mekanizëm ku konsumatorët paguajnë një depozitë për produkte si shishe plastike apo të tjera dhe pastaj e marrin këtë depozitë përsëri kur e kthejnë produktin e zbrazët”, ka shkruar Aliu në Facebook./Front Online

Komento: