Lutfi Haziri: Nëse Kurti vazhdon me politikën e standardit të dyfishtë, s’do ketë progres në dialog

17:03 | 20 Shkurt 2024
lutfi-haziri:-nese-kurti-vazhdon-me-politiken-e-standardit-te-dyfishte,-s’do-kete-progres-ne-dialog


Ish-negociatori në dialogun Kosovë-Serbi, Lutfi Haziri ka folur për Front Online lidhur me deklaratën e kryeministrit Albin Kurti për takimet në Bruskel.

Haziri nuk pret progres në dialog, nëse Kurti vazhdon me politikën e standardit të dyfishtë.

Sipas Hazirit, kryeministri aktual, ndryshe deklaron e ndryshe vepron.

“Deklarata e Kurtit është për mos me zgjidh asnjë lloj situate të re që është krijuar në raport me Kosovën, kjo është vazhdimësi e gjendjes që e ka shkaktuar me rregulloren e BQK-së dhe nuk ka shpresë që mund të lëvizët asgjë përveç nëse vazhdon me politikën e standardit të dyfishtë. Kurti ndryshe deklaron e ndryshe vepron”, theksoi Haziri.

Sipas ish-negociatorit Haziri, procesi i dialogut është stagnuar.

Këta janë tre veprimet që duhet të merr Qeveria ‘Kurti’ karshi dialogut, sipas Hazirit.

“Ka vetëm kërkesa për veprim në zbatimin e marrëveshjeve të fundit. Procesi i dialogut është i stagnuar. Veprimet e Qeverisë tonë janë obligimet ndaj marrëveshjes, vendimi i kabinetit qeveritar për draft statutin e Asociacionit që i ka thënë po Kurti në Bruksel, veprimi i dytë, deeskalimi i gjendjes në veri  që nënkupton edhe zgjedhjet në katër komunat atje dhe zbatimi i nenit 7 të marrëveshjes së Brukselit”, u shpreh Haziri për Front Online.

Komento: