Ahmeti dhe Kapiti priten në takim nga Billing, diskutojnë për bashkëpunimin mes të dyja vendeve

17:33 | 20 Shkurt 2024
ahmeti-dhe-kapiti-priten-ne-takim-nga-billing,-diskutojne-per-bashkepunimin-mes-te-dyja-vendeve

Zëvendësministri i Punëve të Jastme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, i shoqëruar nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapiti, u prit në takim Victoria Billing, Drejtore për Evropë në FCOD (Foreign, Commonwealth and Development Office).

Temat kryesore të takimit ishin bashkëpunimi bilateral në fushën e mbrojtjes, sigurisë, drejtësisë dhe mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar në organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë në Këshillin e Evropës.

Gjithashtu, zëvendësministri Ahmeti vuri në pah veprimet e vazhdueshme destabilizuese të Serbisë në rajon dhe nevojën e ndërmarrjes së hapave konkret në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Zëvendësministri Ahmeti, falenderoi znj.Billing për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar dhe vlerësoi lartë marrëdhëniet mes dy vendeve.

Takimi me Drejtoren Billing i paraprinë mbledhjes së dytë të Këshillit të Partneritetit mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, i cili do të mbahet nesër në Londër./Front Online

Komento: