Maqedonci për vizitë në Finlandë, diskutohet edhe për sigurinë e Kosovës

11:03 | 21 Shkurt 2024
maqedonci-per-vizite-ne-finlande,-diskutohet-edhe-per-sigurine-e-kosoves

Ministri i Mbrojtjes së Finaldën Antti Hakkanen e ka pritur sot në takim ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedoncin.

Sipas njoftimit nga ministria e mbrojtjes së Finlandës thuhet se në takim kanë biseduar për situatën e sigurisë në Evropë, Finlandë dhe Kosovë, për rritjen e ndihmave për Ukrainën dhe për pjesëmarrjen e Finlandës në operacionet e KFOR-it.

Hakkanen e ka falendëruar Maqedoncin për vizitën.

Komento: