Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e çerdhes publike në Skenderaj

14:33 | 21 Shkurt 2024
nenshkruhet-marreveshja-per-ndertimin-e-cerdhes-publike-ne-skenderaj

Kryetari i Komunës, Fadil Nura dhe ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, kanë nënshkruar sot marrëveshjen e mirëkuptimit për financim të projektit për ndërtimin e çerdhës publike afër shkollës “Anton Çetta”.

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë nënkryetari Sami Lushtaku, drejtoresha për Zhvillim Ekonomik, Besarta Meha – Ademi, drejtori për Arsim, Kastriot Duraku si dhe zyrtarë tjerë nga ministria përkatëse.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, objekti i çerdhes do të përfshihet në një riformatim të hollësishëm, pasi ishte nisur të ndërtohet duke mos respektuar standardet e pranueshme të ndërtimit dhe kushtet e parapara.

“Tashmë pritet realizimi pas një procesi të riformatimit të hollësishëm të këtij projekti, duke respektuar çdo aspekt arkitektonik dhe për të kryer edhe një punë tjetër të mirë nga e cila përfitues kryesor do të jenë fëmijët”, tha kryetari Nura, pas nënshkrimit të marrëveshjes së financimit.

Komento: