Gashi: Kuvendi vazhdon të mbetet në një periudhë sfiduese, VV-ja ka dështuar

15:33 | 21 Shkurt 2024
gashi:-kuvendi-vazhdon-te-mbetet-ne-nje-periudhe-sfiduese,-vv-ja-ka-deshtuar

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka kritikuar Kuvendin e Kosovës për mungesë të punës.

Ai ka vlerësuar se organi legjislativ vazhdon të jetë në një periudhë sfiduese.

Në profilin e tij në “Facebook”, Gashi ka shkruar se dështimi i seancave plenare theksojnë nevojën për të rikthyer rendin parlamentar.

Sipas tij, në këtë aspekt ka VV-ja ka dështuar.

“Me 62 çështje (pika) ende pa u zgjidhur, kuvendi vazhdon te mbetet ne një periudhë sfiduese. Deshtimi i seancave plenare thekson nevojën për të rikthyer rendin parlamentar, VV ka deshtuar. Koha e LDK-së po vjen”, ka shkruar Gashi.

Komento: