
Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka reaguar lidhur me rastin e vdekjes së 4-vjeçares nga Gjakova.
Ai, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se për cilindo që ka mundur të jetë përgjegjës në sistemin shëndetësor duhet të ketë masa, pa vonesë.
Postimi i tij i plotë:
Humbja e jetës së vajzës 4 vjeçare nga Gjakova na ka prekur të gjithëve.
Jemi informuar për përvojën që kanë pasur prindërit nga deklarimet e tyre publike.
Për cilindo që ka mundur të jetë përgjegjës në sistemin shëndetësor duhet të ketë masa, pa vonesë.
I bëj thirrje organeve të hetimit që sa më parë rasti të hetohet në çdo detaj.
Ngushëllime të sinqerta familjes dhe të afërmve!