Gjilan: Katërvjet e tre muaj burgim ndaj një personi për lëndim të rëndë trupor

16:33 | 21 Shkurt 2024
gjilan:-katervjet-e-tre-muaj-burgim-ndaj-nje-personi-per-lendim-te-rende-trupor

Gjykata Themelore e Gjilanit e ka dënuar me katë vjet e tre muaj burgim, të pandehurin S.L për kryerjen e veprave penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe ” shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“I pandehuri me datë 22.03.2023, rreth orës 22:00, në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjilan, për shkak të një mosmarrëveshje për një llojë hyrje – dalje me veturë që kishte mes të dëmtuarit I. M. dhe të akuzuarit, i akuzuari e godet me grushte në fytyrë tek nofulla dhe i dëmtuari rrezohet në tokë, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore të dëmtuarit, ku e humb vetëdijen dhe dërgohet për tretman në Spitalin Rajonal të Gjilanit, e më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)”, njofton Gjykata Themelore e Gjilanit.

Po ashtu, në ditën dhe orën e njëjtë, i akuzuari ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm për jetën e njerëzve dhe të dëmtuarve A. M. dhe B. M., pasi që i afrohen afër të dëmtuarit I. M. për ti dhënë ndihmë dhe e pyesin se kush e ka goditë, i akuzuari përgjigjet se unë, dhe në atë moment në drejtim të tij niset i dëmtuari A. M., me këtë rast i akuzuari hynë brenda në lokal dhe nxjerrë revolen dhe nga një distancë prej 4.5 metra shtien dy herë, por nuk godet asnjërin.

“Me datë 22.03.2023, rreth orës 15:00 në Motelin “Malibu” në Viti, i pandehuri pas autorizim dhe pa leje nga organet kompetente, e në kundërshtim të Ligjit zbatueshëm për armët ka mbajtur në pronësi armën e tipit Gardinov VT”, thuhet në njoftim.

Komento: