
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar se kanë pranuar një thirrje për ndihmë në njërën prej “Via Ferrata-ve” në Pejë.
Në njoftim thuhet se bashkë me zjarrfikësit e kanë lokalizuar vendin ku ka ndodhur aksidenti dhe se janë duke e zhvilluar operacionin e kërkim-shpërtimit.
Rastin për Front Online e ka konfirmuar, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai ka treguar se rreth orës 15:30 janë njoftuar për një person të ngujuar në kilometrin e tretë të “Via Ferrata”.
Gashi ka thënë se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me zjarrfikësit, ndërkohë që ende s’dihen lëndimet e pësuara.
“Rreth orë 15: 30 policia është njoftuar se në “Via Ferrata”, në km e 3’të një person ka mbetë aty dhe është lëndu. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, zjarfikësit. Nuk dihen ende lëndimet”, ka thënë ai.