Hoxhaj: Kurti në takim po i mashtron partnerët tanë

22:03 | 21 Shkurt 2024
hoxhaj:-kurti-ne takim-po-i-mashtron-partneret-tane

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, takohet çdo javë me kryeministrin e Kosovës, kush do qoft në këtë post.

Sipas tij, në këto takime Kurti po i mashtron ata.

”Në gjitha këto takime se di ça diskutohet, por në takimet që ne i kemi pasur e kemi informuar për çdo vendime. Në raport me Kurtin duket se në takim po i mashtron partnerët tanë, papritmas po merr vendime që ata po i zë në befasi totalisht të pa informuar”, tha Hoxhaj në rtv21.

Komento: