Ai tha se trupi i pajetë është vërejtur rreth orës 20:00 nga një patrullë policore e autostradës në shiritin emergjent të autostradës “Arbër Xhaferi” në kilometrin e 24-të.
Menjëherë pas njoftimit, emergjenca dhe njësitë relevante ndërhyrëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.
“Mjeku kujdestar ka konfirmuar në vendngjarje se personi femër është pa shenja jete,” shpjegoi Krasniqi për ngjarjen që ka prekur zemrat e të gjithëve.
Policia dhe prokuroria janë duke punuar në mbledhjen e informacioneve dhe provave për të përcaktuar rrethanat e vdekjes së gruas.