
“Në Serbi nuk shkoj sepse nuk do t’iau mundësoja një kënaqsi të tillë atyre”, kështu është shprehur Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, sipas të cilit një veprim i tillë mund ti kushtoj me arrestim.
Rashiq thotë se shkuarja e tij në Serbi do të thotë shkelje e Kushtetutë së Serbisë.
“Shumica e bashkëpuntorëve të mi, çdo herë që shkojnë janë mbajtur nga 4 orë në kufij. Edhe djali im poashtu i cili nuk ka lidhje me politikë, i cili është vetëm 21 vjeçar ndalohet në kufij vetëm pse është djali im, ka thënë ministri Rashiq në emisionin “Context”.
Ai poashtu ka përmendur edhe rastin e këshilltarës së tij, Rada Trajkoviç e cila gjatë vitit të kaluar, u ndalua për orë të tëra nga autoritetet serbe.
Emisioni i plotë: