Shtetasja e huaj u gjet e vdekur në autostradën “Arbën Xhaferi”, Policia jep detaje

09:33 | 22 Shkurt 2024
shtetasja-e-huaj-u-gjet-e-vdekur-ne-autostraden-“arben-xhaferi”,-policia-jep-detaje

Policia e Kosovës (PK) përmes raportit 24 orësh, ka dhënë detaje për shtetasen e huaj që u gjet e vdekur në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 20:00 dhe është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”.

“Patrulla policore gjatë patrullimit, në rrugë-autostradë kanë hasur ne një trup të pajetë të nje viktime femër-shtetase e huaj. Njësitet relevante policore, prokurori dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se rasti është në procedurë hetimore.

Komento: