
Korporata Enegjetike e Kosovës njoftoi sot se në mbledhjen e djeshme të bordit janë marrë dy vendime e njëra nga to ka qenë emërimi i Bekir Gërgurit në pozitën e e Kryeshefit Ekzekutiv (ushtrues detyre) në KEK, raporton Front Online.
“Bordi i Drejtorëve të KEK sh.a njofton se në pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv (ushtrues detyre) në Korporatën Energetike të Kosovës është emëruar z. Bekir Gërguri”, njoftoi KEK.
Mirëpo, Gërguri del që është njeri i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, pasi ai kishte qenë kandidat për Asamblenë Komunale në komunën e Obiliqit. /FrontOnline/
