Azemi: Grevistët në Qendrën Studentore po zëvendësohen me punëtorë të rinjë nga kompania “Beni”

12:33 | 22 Shkurt 2024
azemi:-grevistet-ne-qendren-studentore-po-zevendesohen-me-punetore-te-rinje-nga-kompania-“beni”

Të mërkurën kanë hyrë në grevë 250 punëtorë teknikë dhe të sigurimit fizik të Universitetit te Prishtinës dhe të Qendrës Studentore për shkak të pagave të ulëta.

Këta punëtorë edhe sot kanë vazhduar grevën.

Por në Qendrën Studentore sot këta punëtorë janë zëvendësuar me disa punëtorë të tjerë.

Këta e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi.

“I nderuar inspektor ju njoftojmë se punëtoret teknik të Qendrës Studentore janë në grevë, kompania Beni ka bërë shkelje ligjore nga neni 13 pika 2 e ligjit të grevës, duke sjellë punëtorë të rinjë, për t’i zëvendësuar grevistët, ju duhet ta thirrni në përgjegjësi dhe ta futni në funksion nenin 25 po të këtij ligji të grevës”, thuhet në njoftim të cilin e ka shpërndarë Azemi.

Komento: