
Kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi ka pritur sot në takim shefin e zyrës së BE-së, Tomas Szunyog, ambasadorin e Francës, Olivier Guerot, Zëvendësambasadorin e Gjermanisë, Matthias Conrad dhe Zëvendësambasadorin e Italisë, Ugo Ferrero.
Ata kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në vend, raporton Zeri.info.
Krasniqi tha se në këtë takim ka shprehur shqetësimin në lidhje me situatën e vështirë politike e ekonomike.
Ai po ashtu bëri të ditur se ka kërkuar nga ambasadorët heqjen e masave që BE-ja ka vendosur ndaj Kosovës.
“Qytetarët tanë nuk duhet të vuajnë pasojat e një Qeverie të papërgjegjshme dhe jobashkëpunuese.
Ambasadorët i sigurova se PDK do të vazhdojë të angazhohet seriozisht dhe të luaj rol konstruktiv në procesin e Integrimit euro-atlantik të vendit, si vizion i kahmotshëm i yni dhe rrugë e vetme drejt zhvillimit dhe përparimit”, shkroi kreu i PDK-së në Facebook.