
Ahmeti Isufi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka thënë se Kosova prej pasluftës nuk ka pasë situatë më të rëndë në dëmtimin e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare.
Isufi nga AAK ka thënë se edhe në të kaluarën ka pasur probleme por gjithmonë ka pasur bashkëpunim me aleatët.
“Kosova është projekt i shqiptarëve, por është poashtu në bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare. Kemi një shkëputje me aleatët. Kosova prej pasluftës nuk ka pasë situatë më të rëndë në dëmtimin e imazhit jashtë vendit, në kuptimin ndërkombëtar, në vënien e sanksioneve. Edhe më parë pati probleme, por kishte bashkëpunim me aleatët”, ka deklaruar Isufi në emisionin “FIVE.
Sipas tij, dialogu me Serbinë tani është në gjendje shumë të rëndë.