Qeveria miraton kërkesën për shpenzimet në projektin “Rehabilitimi i Linjës 10 Hekurudhore Fushë Kosovë-Han i Elezit”

17:33 | 23 Shkurt 2024
qeveria-miraton-kerkesen-per-shpenzimet-ne-projektin-“rehabilitimi-i-linjes-10-hekurudhore-fushe-kosove-han-i-elezit”

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen elektronike, në të cilën ka miratuar listën e kandidatëve të propozuar për tre anëtarë të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, si në vijim:

o   Habib Basholli;

o   Nasuf Mjekiqi;

o   Bahri Karaça;

o   Avdi Mjeku;

o   Hasan Preteni;

o   Kaltrinë Demiri.

Përveç kësaj, është miratuar kërkesa e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, për rritjen e kufirit të shpenzimeve në shumë prej 10 milionë euro për Projektin “Rehabilitimi i Linjës 10 Hekurudhore Fushë Kosovë – Han i Elezit”, nga fondet e huamarrjes klauzola e investimeve.

Me anë të një kumtese për media, bëhet e ditur se rritja e kufirit të shpenzimeve bëhet për mbulimin e obligimeve të projektit nga Kredia me Bankën Evropiane për Investime, dhe se nuk ndikon në tejkalimin e kufirit të deficitit sipas rregullës fiskale./Front Online

Komento: