Humolli: LVV-ja do të mbajë avantazhin politik nëse opozita nuk ndryshon qasje

19:33 | 23 Shkurt 2024
humolli:-lvv-ja-do-te-mbaje-avantazhin-politik-nese-opozita-nuk-ndryshon-qasje

Sipas hulumtimit të fundit të Institutit të Prishtinës për Studime të Opinionit Publik (PIPOS), nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, Lëvizja Vetëvendosje do të dilte sërish parti e parë me 40.9 për qind të votave.

Sipas këtij sondazhi në vend të dytë do të rënditej Lidhja Demokratike e Kosovës me me 21.5 për qind të votave ndërsa në vend të tretë Partia Demokratike e Kosovës me 20.4%.

AAK-Nisma do të merrnin nëntë% të votave, Alternative 0.10 për qind, Lista Guxo 0.40 për qind e PSD me 0.10 për qind.

Në lidhje me këtë sondazh, është deklaruar për “Gazeta Blic”, deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli.

Humolli tha se në zgjedhjet e fundit, opozita, ishte kundër VV-së sepse sipas tyre të njëjtit ishin kundër ndërkombëtarëve dhe i fituan mbi 50%.

Ai tha se opozita nuk po e kupton se nuk është më viti 1999 dhe se populli ka “fillu me mendu se këta ndërkombëtarë janë duke e mbajt peng popullin tonë”.

Komento: