Policia e Kosovës në raportin e saj ditor ka njoftur pasi që ditë më parë u gjet marihuanë në Prizren, tani ka kapur edhe veturat e të dyshuarve.
Gjatë kontrollit në veturat e të dyshuarve është gjetur edhe kokainë.
Për rastin kur ishte kapur marihuana, ishte arrestuar një person.
“Bjeshka e fshatit Vërmicë 22.02.2024 – 17:00. Lidhur me rastin e më hershëm ku ishin konfiskuar rreth 33 kg marihuanë dhe ishte arrestuar një i dyshuar, më datë 23.02.2024 rreth orës 21:00 njësitet e PKK Vërmicë kanë gjetur dy vetura të cilat ishin pronë e të dyshuarve në rast. Njësiti i anti-drogës në Prizren në prezencë të avokatit mbrojtës kanë hapur veturën e njërit nga të dyshuarit mashkull shtetas i Shqipërisë, ku kanë gjetur dhe konfiskuar 55.84 gram kokainë. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë./Front Online