Një zyrtare e Qendrës për Punë Sociale në Lipjan është kanosur nga një grua e cila ishte për vizitë në këtë qendër.
Policia, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
Lipjan 23.02.2024 – 10:00. Viktima femër kosovare, zyrtare e QPS-së për të mitur, ka raportuar se ishte kanosur nga e dyshuara femër kosovare, e cila ishte në vizitë në këtë qendër. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje./Front Online