Lajm “bombë” nga Spanja, Real arrin marrëveshje me yllin e madh

21:30 | 27 Prill 2019

Pogba do ta vesh fanellën e Real Madridit.

Paul Pogba do jetë i Real Madridit në fund të këtij sezoni, të paktën kështu thonë të gjitha faktet dhe ngjarjet e kohëve të fundit.

Më e freskët është se në Angli kanë bërë me dije se mesfushori francez ka refuzuar të dorëzojë dokumentet e tij për të bërë regjistrimin për turneun në Azi që do të zhvillojë Manchester United para fillimit të sezonit të ardhshëm.

Ndërkohë e përditshmja spanjolle “AS” ka bërë me dije se klubi madrilen dhe lojtari kanë rënë dakord për pagën e tij.

Aktualisht Pogba përfiton 17 milionë euro në sezon tek United, por së fundi u zbuluar se 26-vjeçari përfiton 10 milionë euro në sezon, sepse pjesa tjetër shkon për taksat e shtetit anglez.

Pogba do të bëhet lojtari i dytë më i paguar, Gareth Bale mban kryesimin me 15 milionë euro në sezon dhe Sergio Ramos do jetë pas tij me 11.8 mln euro.

Komento: