Ronaldo ia “shkund dritat” Handanovicit, arrin shifër jubilare

22:10 | 27 Prill 2019

Sonte po zhvillohet deri më i madh në derbin italian mes Interit dhe Juventusit.

Juventus ka arritur që të gjejë golin e barazimit në minutën e 62-të. Cristiano Ronaldo pas një kombinimi me Cuadradon, godet mjaft mirë me të majtën, duke lënë të shtangur portierin Handanovic, i cili nuk kishte asnjë mundësi reagimi.

Ky ishte një gol jubilar për portugezin, pasi ishte i 600-ti në karrierën me klube dhe i 20-ti këtë sezon në Seria A.

Komento: