
Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, e ka quajtur “komik” vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për lirimin nga akuza të Glauk Konjufcës për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit më 18 gusht 2016.
Sipas Gjinit, kjo situatë është “korruptim i luftës kundër korrupsionit”.
“Jo vetëm që të gjithë e dinë që është hedhë gaz lotsjellës, jo vetëm që tash kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca e ka pranu, ka edhe xhirime. Në këtë rast gjyqi duhet me thanë që hedhja e gazit lotsjellës nuk është faj për me shpallë fajtor kryetarin e Kuvendit. Nëse gjyqi thotë që hedhja e gazit nuk është faj jemi në rregull. Por nëse është faj hedhja e gazit lotsjellës është absurd që nuk e kemi pa deri tash”, tha Gjini në Pressing.
“Kishte me qenë më ndryshe me thanë është fajtor për hedhjen e gazit lotsjellës por ka ndodhë shumë moti dhe e dënojmë me 300 euro”.