Përfundon ndeshja Inter-Juventus, rezultati i papritur

22:33 | 27 Prill 2019

Ka përfunduar në paqe derbi më i madh italian mes Interit dhe Juventusit.

Ky takim u mbyll në barazim 1-1. Në “San Siro” nuk mungoi emocionet edhe spektakli edhe pse në fushë vinin dy ekipe me objektiva të ndryshme.

Ndeshja nisi më mirë për zikatrit që do të gjenin rrugën e rrjetës që në minutën e 7-të. Pas një goditje nga këndi, topi shkon në hyrje të zonës, atje ku Nainggolan lëshon një predhë nga distanca, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit të bardhezinjve. Skuadra e Spallettit ishte më e qartë në 45 minutat e para, duke u shfaqur më të rrezikshëm në aksionet sulmuese.

Fillimi i fraksionit të dytë ndërkohë ishte më i mirë për Juventusin që hidhet në sulm në kërkim të golit të barazimit. Pas disa mundësive të shpërdoruara, bardhezinjtë gjejnë barazimin në minutën e 62-të. Cristiano Ronaldo pas një kombinimi me Cuadradon, godet mjaft mirë me të majtën, duke lënë të shtangur portierin Handanovic, i cili nuk kishte asnjë mundësi reagimi. Ky ishte një gol jubilar për portugezin, pasi ishte i 600-ti në karrierën me klube dhe i 20-ti këtë sezon në Seria A.

Goli i jep zemër kampionëve të Italisë që i afrohen dy herë golit të dytë me goditje nga distanca, fillimisht nga Pjanic dhe më pas nga Emre Can. Barazimi i jep mundësinë Interit që të mbetet në vendin e tretë me 62 pikë, ndërkohë që Juventus ruan kryesimin me 88 pkë, 21 më shumë se Napolin.

Komento: