Aksidenti me fatalitet te MAShT-i, kërkohet caktimi i masës së paraburgimit ndaj të dyshuares

10:03 | 28 Shkurt 2024
aksidenti-me-fatalitet-te-masht-i,-kerkohet-caktimi-i-mases-se-paraburgimit-ndaj-te-dyshuares

Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarës për aksidentin me fatalitet ditë më parë te MAShT-i në Prishtinë.

Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

“Po është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit ndaj të dyshuarës”, ka thënë Ulaj për Front Online.

Në këtë aksidenti i cili ndodhi pak ditë më parë, ka vdekur një 26-vjeçar./Front Online

Komento: