Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, në një postim në platformën X ka rikujtuar viktimat e masakrës së Likoshanit dhe Qirezit.
Ajo ka theksuar se mes civilëve të vrarë ishte edhe një grua shtatzënë.
“Më 28 shkurt 1998, forcat serbe vranë civilë në Qirez dhe Likoshan të Kosovës, duke përfshirë Rukije Nebihun, një grua shtatzënë dhe katër djemtë e Bacës Sheremet. Deri më sot, Serbia nuk është përballur me përgjegjësi për këto krime, duke mos çuar drejtësinë në vend”, ka shkruar ministrja Gërvalla.
On February 28, 1998, Serbian forces killed civilians in Qirez and Likoshan in Kosova, including Rukije Nebihu, a pregnant woman, and four sons of Baca Sheremet. To this day, Serbia has not faced accountability for these crimes, leaving justice denied. pic.twitter.com/QGueojDm6D
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) February 28, 2024