Sekuestrohen mallra të kontrabanduara në Zveçan

09:33 | 29 Shkurt 2024
sekuestrohen-mallra-te-kontrabanduara-ne-zvecan

Policia e Kosovës ka kontrolluar dhe sekuestruar në shtëpinë e shtetasit kosovar në Zveçan mallra të kontrabanduar.

Në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur një palë pranga, tri nxehëse, 241 litra verë dhe disa paketime me cigare.

“Mallrat e kontrabanduara janë dorëzuar njësisë së Doganave. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

Komento: