E sqarojnë nga Presidenca: Osmani s’merr pjesë në samitin e sotëm në Tiranë, aty janë të ftuara qeveritë

09:53 | 29 Shkurt 2024
e-sqarojne-nga-presidenca:-osmani-s’merr-pjese-ne-samitin-e-sotem-ne-tirane,-aty-jane-te-ftuara-qeverite

Këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina ka sqaruar se nuk është paraparë pjesëmarrja e shefes së shtetit në Samitin BE – Ballkani Perëndimor, që mbahet sot në Tiranë.

Kupina ka treguar për Front Online se Presidentja ishte e ftuar vetëm për Samitin Ukrainë – Europa Juglindore, që u mbajt dje.

“Presidentja Osmani ka qenë e ftuar vetëm për Samitin Ukrainë- Evropa Juglindore të datës 28 shkurt. Nuk ka qenë e paraparë pjesëmarrja e saj në takimin e kryeministrave më 29 shkurt për planin e rritjes. Aty janë të ftuara qeveritë”, tha Kupina.

Disa media në Shqipëria raportuan se presidentja Vjosa Osmani do të merrte pjesë në samitin e sotëm BE – Ballkani Perëndimor.

Komento: