Kurti do të merr pjesë virtualisht në samitin në Tiranë

10:33 | 29 Shkurt 2024
kurti-do-te-merr-pjese-virtualisht-ne-samitin-ne-tirane

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet që të marrë pjesë virtualisht në samitin e sotëm në Tiranë.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu.

“Për shkak të angazhimeve të mëparshme, kryeministri Kurti nuk do jetë i pranishëm fizikisht në samitin e sotëm në Tiranë. Megjithatë kryeministri Kurti do të jetë pjesë e samitit virtualisht përmes një video-adresimi”, ka thënë Kryeziu, për Klan Kosova.

Përndryshe, sot në Tiranë mbahet Samiti rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian, si edhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Ky samit mbahet një ditë pas atij Ukrainë-Evropa Juglindore në kryeqytetin shqiptar dhe do të ofrojë mundësi të reja për një shkëmbim pikëpamjesh mbi të ardhmen evropiane të rajonit dhe mbi sfidat e përbashkëta rajonale.

 

Komento: