Krasniqi kritika Kurtit: Kryeministër ku je, në Tiranë Samiti, ai në Irlandë mban ligjërata boshe

13:33 | 29 Shkurt 2024
krasniqi-kritika-kurtit:-kryeminister-ku-je,-ne-tirane-samiti,-ai-ne-irlande-mban-ligjerata-boshe

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pyetur se ku është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti derisa në Tiranë po zhvillohet Samiti i përbashkët i BE-së me Ballkanin Perëndimor për planin e rritjes.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Krasniqi fillimisht ka shkruar: “Kryeministër, ku je?

“Sot, në Tiranë po zhvillohet Samiti i perbashkët i Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor me fokus në Planin e Rritjes – iniciativës për investime konkrete të BE-së në shtetet e rajonit tonë. Vlera e ndarë nga BE-ja për këtë plan për periudhën 2024-2027 është 6 miliardë euro, e ku mundësia që Kosova të përfitojë qindra-miliona euro investime, është tashmë e konfirmuar.” – ka thënë ai tutje.

Krasniqi ka theksuar se kryeministri ka vendosur të mos marrë pjesë në këtë samit, e në vend të kësaj, sipas tij ka shkuar në Irlandë të Veriut “që të mbajë ligjerata boshe e pa ndikim nëpër shkolla”.

“Dhe pikërisht në këtë Samit, ndër më të rëndësishmit për shtetin tonë, Kryeministri i Kosovës ka vendosur që të mos marrë pjesë. Në vend të tij, ai ka zgjedhur që javën ta kalojë në Irlandë të Veriut, duke mbajtur ligjërata boshe e pa ndikim nëpër shkolla.” – ka thënë tutje Krasniqi.

Sipas kreut të PDK-së, kjo është papërgjegjësi:

“Një gjë është e qartë: me këtë qasje të Kryeministrit Kurti, Kosova jo që nuk do të përfitojë investime të reja, mirëpo as sanksionet aktuale të vendosura nga BE ndaj shtetit tonë, nuk do të hiqen”.

Komento: