
Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj ka deklaruar të mërkurën se kryeqyteti nuk do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Ai tha se pavarësisht se LDK-ja aktualisht nuk e ka shumicën në asamblenë komunale është duke punuar për këtë gjë.
Pas deklaratës së Zogajt, ka reaguar shefi i asamblistëve në Kuvendin Komunal në Prishtinë, Gëzim Sveçla.
Ai thotë se zyrtarët komunal kanë probleme për dallimin e proceseve që zhvillohen në Kuvend.
Sveçla tha se as në plan nuk janë zgjedhjet.
“Zyrtarët komunal në Prishtinë kanë probleme me i dalluar proceset të cilat zhvillohen, ne kemi çështje që kanë të bëjnë me Kuvendin Komunal që është legjislativi dhe ligji për me qeverisë dhe e kemi shumë të qartë se kur shkon një kuvend në zgjedhje e tash as nuk është rasti për zgjedhje dhe as nuk flitet për këtë çështje”, thotë Sveçla.
Deklarata e Zogajt, se LDK-ja do ta fitoj shumicën, Sveçlës i dukët politike.
Ai thotë se qytetarët e kanë në dorë votën.
“Se LDK-ja do del e para kjo është deklaratë politike dhe s’kam si me gjykuar, qytetari është ai që vendos se kush del i pari. Tradicionalisht në LDK nga zyrtarët e lartë kanë thënë që nuk vendos qytetari mirëpo realiteti e dëshmon të kundërtën që qytetari e vendos atë”, ka përfunduar Sveçla.
Kuvendi Komunal i Prishtinës të enjten në seancën e jashtëzakonshme me 27 vota për ka anuluar vendimin për këmbimin e pronave në Badovc.
Prezent në momentin e votimit ishin vetëm 32 asamblistë.
Kjo seancë e jashtëzakonshme për shfuqizimin e këtij vendimi ishte thirrur me kërkesë të LVV-së dhe mbështetje të PDK-së e cila është në koalicion qeverisës me LDK-në në kryeqytet.