
Një burrë është arrestuar gjatë së mërkures në Pejë.
Ai dyshohet se e ka goditur një person me sëpatë në kokë.
Lidhur me rastin detaje ka dhënë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
Nikçi tha në Info Magazine, se i dyshuari është recidivist i disa veprave penale.
“Realisht duhet të zhvillohet hetime intensive nga prokurori dhe policinë e Kosovës, për të zbardhur të gjitha rrethanat ndërkohë edhe motivin”, tha Nikçi.