Florian Marku tregohet bishë edhe në boks, fiton me ‘knock-down’

09:48 | 28 Prill 2019

Edhe një fitore në boksin profesionist.

Marku tregohet i madh edhe në boks, fiton me ‘knock-down’

Florian Marku vijon të mahnisë me paraqitjet e tij në ring.

Boksieri shqiptar ishte spektakolar mbrëmjen e kësaj të shtune, teksa mposhti me “knock-out” kundërshtarin që në raundin e parë.

Goditjet e njëpasnjëshme të Markut e trullosen Jan Marsalek, i cili ra në tokë për tu dorëzuar më pas.

Kjo ishte fitorja e 3-të në 3 ndeshjet e Markut në boksin profesionist. Ndërkohë, Marsalek pëson humbjen e parë pas 4 ndeshjeve.

Komento: