Gërvalla në Turqi, thotë se do të theksojë nevojën për të ruajtur paqen dhe stabilitetin

23:03 | 01 Mars 2024
gervalla-ne-turqi,-thote-se-do-te-theksoje-nevojen-per-te-ruajtur-paqen-dhe-stabilitetin

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka njoftuar se ka shkuar në Turqi, për të diskutuar ato që ajo i quan sfida urgjente të sigurisë.

“Në Antalia për #ADF2024, duke diskutuar disa nga sfidat më urgjente të sigurisë së sotme dhe duke eksploruar zgjidhje paqësore gjatë kësaj periudhe të trazuar”, shkroi ajo.

“Në takimet e nivelit të lartë do të theksoj nevojën për veprim për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”, shtoi Gërvalla në X.

 

Komento: