
Mbi 500 qytetarë ia kanë mësyrë Shqipërisë këtë fundjavë për të shfrytëzuar fushatën “Pusho shqip” të iniciuar nga Sharr Travel.
Pronari i “Sharr Travel”, ka shkruar se qytetarët po i shfrytëzojnë ofertat e ndryshme për të kaluar fundjavën në Durrës, Vlorë e qytete tjera të Shqipërisë.
“Në kuadër të fushatës “Pusho shqip” të inicuar nga Sharr Travel, jam shumë i lumtur që këtë fundjavë mbi 500 qytetar nga Kosova me oferta të ndryshme po kalojnë fundjavën në Durrës, Vlorë e qytete të ndryshme të Shtetit amë. Oferta të shumta në hotele të standarteve të 4 dhe 5 yjeve të përcjellur me menu të pasur të kuzhinave shqiptare e me muzik shqipe do të vazhdojnë gjatë gjithë vitit në trojet Shqiptare”, ka shkruar ai.