
Shpërndarësi i rrjetit kabllor në vend, ‘Artmotion’ i është gëzuar fort rikthimit të programeve serbe në platformën e saj kabllore.
Ky operator kabllor me mburrje po i reklamon në faqën e saj zyrtare në Facebook programët e Serbisë të cilat kishin shfaqur mesazhe mbështetëse për sulmin terrorist në Banjskë ndaj shtetit të Kosovës.
Fjala është për programet serbe të ‘Arenasport’ të cilat kishin shfaqur mesazhe e thirrje mbështetëse për terroristët e vrarë më 24 shtator 2023 në Banjskë, raporton ORAinfo.
‘Artmotion’ po e konsideron si sukses rikthimin e Premerilgës dhe Serie A në platformën e saj kabllore.

FOTO: Artmotion reklamon ndeshjet e Premierligës qe transmetohen në Arenasport me komentim serbisht
Këto Liga do të transmetohen në platformën Artmotion përmes programeve të ‘Arenasport’ me komentim në gjuhen serbe.

FOTO: Artmotion reklamon ndeshjet e Serie A qe transmetohen në Arenasport me komentim serbisht
Kujtojmë qe kohë me parë, ‘Artmotion’ pa asnjë paralajmërim ndaj konsumatorëve kishte ndërprerë bashkëpunimin me ‘DigitAlb’, e ku transmetimi i Premierligës bëhej në gjuhen shqipe.
Largimi i transmetimit të Pemerilgës nga kanalet e ‘Artmotion’ pa asnje paralajmërim, kishte nxitur reagimin e konsumatorëve të cilèt shfaqnin pakënaqësi me joseriozitetin e ‘Artmotion’ në raport me klientët.
Largimi nga transmetimi pa paralajmërim të kanaleve të ‘DigitAlb’ kishte bërë qe Komisioni i Pavarur për Media ta gjobisë me 64 mijë euro operatorin ‘Artmotion’. /ORAinfo/