Një 70-vjeçar është gjetur pa shenja jetë në fshatin Sllovi të Lipjanit.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka deklaruar se viktima dyshohet të jetë një burrë i moshës 70-vjeçare.
“Rreth orës 17:00 në fshatin Sllovi është gjetur një person i shtrirë. Policia ka dalë në vendngjarje dhe është njoftuar emergjenca. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka thënë Hoxha.
“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML). Rasti po trajtohet si hetim i vdekjes”, ka njoftuar Hoxha.