Dy persona janë arrestuar në Pejë pasi sipas policisë, në veturën e tyre gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 25.8 gram.
Përveç kësaj, brenda u gjet edhe një pako me rizle letër për mbështjellje të marihuanës dhe një kartëmonedhë prej 5 eurosh.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.