
Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë ditës së nesërme pritet të takohet me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Sipas njoftimit për media, takimi i Bislimit dhe Lajçakut do të zhvillohet nga ora 09:30. Dhe në këtë takim do të diskutohet për ecjen përpara me zbatimin e Marrëveshjes Bazike.
Ndryshe, Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë të hënës së 4 marsit ka paralajmëruar se do të diskutojë me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin, për cështjen e dinarit.
“Kjo është arsyeja pse si hap i menjëhershëm i ardhshëm do të kem një diskutim vijues me zëvendëskryeministrin e parë dhe kryenegociator të Kosovës Besnik Bislimi”, ka shkruar Lajçak.
Ai tha se nevojiten takime më tej për të gjetur zgjidhje.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka dalë me qëndrim se çështja e dinarit është çështje e brendshme dhe nuk do të diskutohet në dialog.
Për këtë arsye edhe kishte shkuar përfaqësuesi i BQK-së në Bruksel dhe jo përfaqësues të Qeverisë.