Hykmete Bajrami: Kurti po bën lojëra në Veri, pikën e sovranitetit atje nuk e ke

23:03 | 04 Mars 2024
hykmete-bajrami:-kurti-po-ben-lojera-ne-veri,-piken-e-sovranitetit-atje-nuk-e-ke

Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami tha se kryeministri Kurti po bën “lojëra” në Veri.

“Z.Kurti është duke bërë lojëra në veri dhe është duke luajtur me emocione dhe me populizëm patriotik. Përndryshe pikën e sovranitetit atje s’e ki”, tha Bajrami në Pressing.

“Për herë të parë, qeveria e Kosovës shihet me veprimet e veta sikur qeveri kundër komunitetit serb. Mua nuk më vjen mirë që është portretizu si e tillë”, u shpreh ajo.

“Nuk po ka shtrirje të sovranitetit, nuk mbahen territoret me ushtri e polici”, tha ajo.

Komento: