Milan ka nisur të mendoj për lojtarët që do t’i transferojë gjatë afatit të verës.
Sipas Gazzetta dello Sport, drejtori teknik i Milanit, Leonardo tashmë ka zgjedhur përforcimin e tij për sulmin.
Ai do të jetë sulmuesi ekipit francez Nice, Allan Saint-Maximin, përcjell ORAinfo.
Anësori francez nuk është një emër i ri për Milanin pasi për transferimin e tij kishte përpjekje edhe në afatin e janarit.
Milani është në kontakt të vazhdueshëm me agjentin e lojtarit, edhe pse Nicës nuk duan të japin ndonjë zbritje.
35 milionë euro është tarifa e kërkuar për talentin, i cili është gjithashtu i vlerësuar në Premier Ligë.
Por duket se Milan do të jetë i gatshmë që ta paguaj këtë çmim, pasi synon shitjen e Patrick Cutrones në Torino. /ORAinfo/