57 aksidente në 24 orët e fundit, 20 me lëndime trupore

19:33 | 05 Mars 2024
57-aksidente-ne-24-oret-e-fundit,-20-me-lendime-trupore

Në 24 orët e kaluara në rrugët e Kosovës janë regjistruar gjithsejtë 57 aksidente. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, prej tyre 20 aksidente kanë qenë me lëndime trupore.

“Policia e Kosovës me zyrtarët e saj janë duke kryer aktivitete në terren me qëllim që të parandalohen aksidentet rrugore, por edhe janë duke ndërmarr masa ndëshkuese ndaj atyre personave që nuk respektojnë rregullat dhe shenjat në trafik”, thuhet në raport. .

Gjatë 24 orëve të kaluara, në nivel vendi janë realizuar 537 pika kontrolli të automjeteve, përderisa 28 shoferëve iu janë konfiskuar patentë shoferi per shkelje të ndryshme të rregullave në trafik.

“Apelojmë tek të gjithë shoferët, por edhe pjesëmarrësit tjerë në trafik që të jenë vigjilent dhe gjatë pjesëmarrjes në rrugë të respektojnë dispozitat ligjore që burojnë nga ligji mbi trafikun rrugor, në mënyrë që secili të kontribuon në zvogëlimin e statistikave të aksidenteve dhe krijimin e një sigurie më të madhe rrugore”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Komento: