Epopeja e UÇK-së, Osmani, Kurti e Konjufca nesër bëjnë homazhe në Prekaz

20:03 | 05 Mars 2024
epopeja-e-uck-se,-osmani,-kurti-e-konjufca-neser-bejne-homazhe-ne-prekaz

Po shënohet në Kosovë 26-vjetori i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kështu që nesër, më 6 mars, në orën 10:00, do të bëhen homazhe në Prekaz.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe me kryeministrin, Albin Kurti bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, me rastin e 26 vjetorit të Epopesë së UÇK-së”, thuhet në njoftimin për media.

Komento: