I moshuari nga Ferizaj vdiq pasi dyshohet se ra në lumin Morava

22:33 | 05 Mars 2024

Një person, 69-vjeçar nga Ferizaj, ka vdekur pasi dyshohet se ka rënë në lumin Morava afër Pikës Kufitare “Dheu i Bardhë”.

I ndjeri, ishte nisur bashkë me djalin dhe vajzën e tij me veturë në drejtim të pikës kufitare “Dheu i Bardhë”, por në afërsi të parkingut ishte shkuar te lumi dhe aty dyshohet se ka rënë aksidentalisht.

Rastin për Front Online e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Policia e Kosovës SP Ranilluk ka njoftuar se kanë marrë një informatë se një person mashkull shqiptar shtetas i Kosovës (1955) nga Ferizaji dyshohet se ka rënë në lumin Morava afër Pikës Kufitare ,,Dheu i bardhë’’. Sipas informatave të para i ndjeri së bashku me fëmijët e tij (djalin dhe vajzën) me veturë ishin nisur në drejtim të PK ,,Dheu i bardhë ‘’. Në afërsi të parkingut afër pikës kufitare viktima është afruar afër lumit  dhe dyshohet se ai aksidentalisht ka rënë në lum”, tha Hashani.

Hashani tutje ka thënë se rasti është duke u hetuar, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

Komento: